Skip to Content

Restorant Casa 

" Ku gjithçka fillon në tokë dhe përfundon në një pjatë që të frymëzon."


        Rezervo

 “Historia jonë

Casa lindi nga një ëndërr e thjeshtë, të krijojë një vend ku natyra, ushqimi dhe mikpritja bashkohen për të formuar një përvojë të paharrueshme. Në Baldushk, ku toka është e pasur dhe ritmi i jetës më i qetë, ne nuk ndërtuam thjesht një restorant, por një shtëpi që merr frymë me ciklin e fermës dhe rreh me ritmin e shijes së vërtetë. Në fermën tonë, ne kultivojmë me dashuri atë që më pas përgatisim për ju.


Na kontaktoni 


“ Çfarë na ben unikë?”​

Çfarë na bën unikë është historia që fillon në fermën tonë.

Në restorantin tonë, gjithçka nis nga toka – një fermë ku kujdesemi me përkushtim për çdo produkt të rritur në mënyrë natyrale, pa kimikate dhe me respekt për mjedisin. Këto përbërës të freskët dhe autentikë janë themeli i çdo pjate, të përgatitur me profesionalizëm dhe dashuri nga kuzhinierët tanë.

Ne nuk shërbejmë vetëm ushqim, por sjellim një përvojë unike ku shija e vërtetë dhe cilësia takohen në tryezën tuaj.

Zgjidh të shijosh një vakt që flet për origjinën, pasionin dhe përkushtimin tonë, sepse në çdo pjatë që shijon me ne, ndjen zemrën e fermës tonë.



 



                                  ​​​

 "Pak histori per veren tone "


"Vera jone sepciale "

Thonë që çdo verë ka një histori.

Por ajo që shërbejmë ne është një histori që nis me ty.Ajo nis aty ku toka është më e pasur, ku dielli prek me butësi gjethet, dhe ku çdo kokërr rrushi rritet me kujdes  jo vetëm për të bërë verë, por për të krijuar përvojë. Rrushi ynë vjen nga vreshta të zgjedhura me dorë, aty ku tradita takohet me dashurinë për tokën.Çdo gotë që të shërbejmë është rezultat i durimit, përkushtimit dhe artit që e kthen natyrën në ndjenjë,sepse vera e mirë nuk fillon në shishe  fillon në vresht.Dhe përfundon ,në gotën tënde.


Na kontaktoni

Adresa 

       

 Telefon

        069 205 5241 

 Orari

E martë- E dielë 12:00-00:00

         E hëna - Pushim

Social Media